Connect with us

Lajme

Blendi Fevziu sjell provat se si më 21 Janar Edi Rama tentoi të vriste Sali Berishën

Publikuar

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, dy netë më parë kishte të ftuar në emisionin e tij, Ndrea Prendi, ish-Komandant i Gardës, i cili ka folur për vrasjet shtetërore të 21 janarit.

Fevziu ka postuar në faqen e vet një foto nga Kryeministria, të bërë më 21 janarin e 10 viteve më parë, dhe sipas tij, aty ka shenja plumbash, gjë që tregon se në drejtim të Berishës është qëlluar me armë, me qëllim vrasjen e tij.

Lajmi i publikuar nga Fevziu, prej dy ditësh po sponsorizohet në rrjetet sociale.

“Prendi ka deklaruar se Garda ka qenë nën presion të vazhdueshëm sepse vetë dritarja e zyrës së kryeministrit u qëllua nga plumba blindshpues.

Nisur nga kjo, fotografi Feliks Bilani ka dërguar për Opinion foto të shkrepura po në 21 janar 2011 të dritares së zyrës së kryeministrit.

Nuk dihet nëse ka qenë vërtetë plumb blindshpues, por nga pamjet e fotografit Bilani dallohet që dritarja e zyrës së kryeministrit është e goditur”, shkruan faqja e Fevziut.

Kuptohet, kjo është një alibi e Fevziut, për vrasjet e Sali Berishës. Se ky i fundit vrau katër vetë me duar në xhepa, jo më ta qëllonin me armë dritaren e tij. Sot Ramën do e kishim në burg, jo kryeministër.

NA NDIQ NË FACEBOOK