Connect with us

Lajme

Biden dhe Johnson zotohen për forcim të marrëdhënieve mes vendeve

Publikuar

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden, janë zotuar më 23 janar për thellim të lidhjeve në mes të dyja shteteve dhe të bashkëpunojnë në luftimin e ndryshimeve klimatike. Në bisedën e tyre të parë telefonike, prej kur Biden ka marrë pozitën e presidentit, Johnson ka përgëzuar Bidenin, është thënë në një deklaratë nga zyra e kryeministrisë britanike.

Aty është thënë edhe se të dy liderët kanë gatishmëri për “të thelluar aleancën e ngushtë në mes të kombeve tona”. Kjo thirrje telefonike ka ardhur një ditë pasi Biden ka folur me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, njëherësh liderin e parë të huaj prej inaugurimit më 20 janar.

Ai më vonë ka folur edhe me presidentin e Meksikës, Andrés Manuel López Obrador. “Më vjen shumë mirë që fola me presidentin Joe Biden”, ka thënë Johnson në Twitter. Liderët është thënë të kenë diskutuar edhe ndonjë marrëveshje potenciale për tregti të lirë në mes të Britanisë dhe SHBA-së.

Johnson “ka theksuar qëllimin e tij për të zgjidhur çështjet tregtare ekzistenciale sa më shpejt që është e mundur”, është përmendur në deklaratë.

Mbretëria e Bashkuar ka rikthyer kontrollin e politikave për tregti kombëtare këtë muaj, pas përfundimit të periudhës tranzitore të Brexitit, mirëpo një marrëveshje e re tregtare në mes të aleatëve është prioritet më i madh për Johnsonin sesa për Bidenin.

Johnson mes tjerash ka mirëpritur vendimin e Bidenit për të rikthyer SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kryeministri britanik ka pëlqyer edhe përkushtimin e Bidenit për të arritur në emetime zero deri më 2050.

.

Lajme14 minutes ago

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria: Fekale nga kanalizimi janë futur në rrjetin e ujit të pijshëm në Gostivar përmes pompave!

Maqedoni56 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri1 hour ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni3 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme6 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK