Sport
Beckham zgjedh ish-shokun e skuadrës, Phil Neville trajneri i ri i Inter Miami


Inter Miami është gati të riniset për sezonin e ri me një timonier të ri. Pas shkarkimit të Diego Alonsos nga stoli, klubi në pronësi të David Beckham vendos t’ia besoj drejtimin e skuadrës, Phil Neville, ish mbrojtësit por së fundmi edhe ish-trajneri i përfaqësueses angleze për femra. 43-vjeçari bëhet trajneri i dytë në historinë e klubit të formuar vitin e kaluar ku pavarësisht emrave të rëndësishëm si Matuidi e Higuain në skuadër, zhgënjeu duke u renditur në vendin e 10-të të konferencës.






















