Connect with us

Sport

Bayerni fundos Schalken dhe shkon në +7 nga Leipzig!

Publikuar

Bayern Munich nuk tregoi aspak mëshirë përballë Schalke 04, duke triumfuar me rezultatin e thellë 0-4 brenda në Veltins Arena dhe duke zhytur akoma edhe më shumë në fundin e renditjes skuadrën nga Gelsenkirsheni që tashmë rrezikon seriozisht mbijetesën. Një sukses që e shkëputi Bayernin në krye të Bundesligas me 7 pikë avantazh nga Leipzig i vendit të dytë. Kjo fitore vlen dyfish për formacionin e Hansi Flick pasi në javën e 18-të të Bundesligas u mposhtën të gjithë rivalët e bavarezëve në garën për titull, Leipzig, Dortmund dhe Leverkusen. Bayerni e zhbllokoi ndeshjen me golin e Thomas Muller pas diçka më shumë se gjysmë orë lojë. Për të vulosur suksesin e kampionëve të Gjermanisë, mendoi i përhershmi Leëandoëski që në minutën e 54-t i asistuar nga Kimmich realizoi edhe të dytin që ishte edhe goli i qetësisë për bavarezët. Në fund fitorja mori shifra më të thella falë golit të dytë personal të Muller dhe finalizimit të David Alabas. 42 pikë për Bayernin pas 18 ndeshjesh në Bundesliga, me titullin e 9-të radhazi që është më afër se kurrë.