Connect with us

Religjion

Bashkudhëtari

Publikuar

Pejgamberi
() ka thënë:

“Kur një
njeri vdes dhe familja e tij është e angazhuar me varrosjen e tij, mbi kokën e
tij do të qëndrojë një njeri me pamje të këndshme. Kur të vdekurin e varrosin ai
njeriu vjen dhe vendoset në mes të tokës dhe gjoksit të të ndjerit. Pas
varrimit, të gjithë njerëzit kthehen në shtëpi, kurse dy melekë, Munkiri dhe
Nekiri, vijnë deri te varri dhe përpiqen ta largojnë atë njeriun, që të mund ta
marrin në pyetje vetmas të vdekurin rreth fesë së tij.

Mirëpo ai
njeriu me pamje të bukur thotë: ‘Ai është bashkudhëtari im, miku im. Unë nuk do
ta lë vetëm në asnjë çast. Nëse ju jeni të dërguar për ta marrë në pyetje, ju
kryene punën tuaj … Unë nuk mund ta lë deri sa ta dorëzojë në xhenet.’

Pas
kësaj, ai i kthehet shokut të tij të vdekur dhe i thotë: ‘Unë jam Kurani të
cilin e ke lexuar, nganjëherë me zë të lartë dhe nganjëherë pa zë. Mos u
shqetëso. Pasi të pyesin Munkiri e Nekiri, nuk do të kesh kurrfarë mjerimi.’

Kur të
përfundojë marrja në pyetje, ky njeriu i bukur bashkë me melekët e xhenetit do
t’ia përgatisin atij në xhenet një shtrat prej mëndafshi të mbushur me aromë misku.”

Pejgamberi
() ka thënë: “Në Ditën e Gjykimit, para Allahut, asnjë
ndërmjetësues nuk do të ketë status më të madh se statusi i Kuranit, as Pejgamberi
as melekët!”

E lusim
Allahun e Madhërishëm të na udhëzojë, të na mëshirojë dhe të na falë! Amin !

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK