Connect with us

Sport

Barcelona, momenti për t’u hakmarrë ndaj Bilbaos, Atalanta-Lazio premton spektakël

Publikuar

E diel e pasur me ndeshje në SuperSport nga kampionatet elitare në Europë, ku nuk mungojnë asnjëherë përplasjet e mëdha. Pa dyshim, “qershia mbi tortë” në këtë maratonë sfidash është pa dyshim Barcelona – Atlheltic Bilbao, që do të zhvillohet në “Camp Nou” në orën 21:00. Dy javë më parë, ekipi bask triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj “blaugranave” në finalen e Superkupës, takim që u mbyll me daljen me karton të kuq të Lionel Messit, për sjelljen josportive ndak Villalibres. Skuadra e Ronald Koemanit ka shansin të “hakmerret” për atë dështim, që i mohoi trofenë e parë sezonin, por mbi të gjitha të barazojë me pikë Real Madridin, që pësoi një humbje të papritur 1-2 nga Levante.

Transmetimet nga La Liga nisin më herët me Cadiz – Atletico Madrid (16:45), me “Los Colchoneros” që duket të vendosur për të thyer hegjemoninë e dy gjigantëeve të futbollit spanjoll, Rela Madrid dhe Barcelona.

Në Serinë A, që nis me Spezia –Udineze në orën 12:30, përballja më e rëndësishme është pa dyshim Atalanta – Lazio (15:00). Bergamaskët vetëm pak ditë më parë triumfuan 3-2 ndaj lazialëve, që kërkojnë revanshin në kampionat.  Por në 15:00 do të luhet një tjetër sfidë interesante, Cagliari – Sasusolo, ndërsa në 18:00 është radha e Napolit, që pret në stadiumin “Maradona” Parmën. Sfida e fundit e së dielës që do të transmetohet nga SuperSport është Roma-Verona, që nis në orën 20:45.

Nga Premier League vjen në orën 13:00 Chelsea-Burnley, me trajnerin Thomas Tuches që synon fitoren e parë në krye të bluve të Londrës, ndërsa në 17:30 Liverpooli do të përballet në transfertë me West Hamin.

Nga kampionati francez në orën 15:00 vjen Lorient – PSG, ndërsa Eredivisie përfaqësohet këtë të diel me Feyenoord – PSV   (14:30) dhe AZ Almaar – Ajax (16:45). Nuk mungojnë ndeshjet e Bundesligës që vijnë në kanalin Eurosport 2, Koln – Arminia B. (15:30) dhe Wolfsburg – Freiburg      (18:00).