Connect with us

Sport

Ballkani e prezanton, Shkëmbi: Këtu për të arritur objektivat!

Publikuar

Pas firmës me Ballkanin, Bledi Shkëmbi u prezantua zyrtarisht ditën e hënë nga drejtuesit e klubit nga Suhareka. Bashkë me të në këtë aventurë te Ballkani do të jenë edhe dy ndihmësit italiani Francesco Vitobello dhe Alban Shala. Shkëmbi në fjalët e tij të parë si trajneri i Ballkanit theksoi se nuk u mendua dy herë për të pranuar ofertën e portokallinjëve ndërsa shtoi se do të japë më të mirën nga vetja për të arritur objektivat sezonalë me Ballkanin. Ndërkohë edhe drejtuesit e Ballkanit nuk kishin dyshime për emërimin e Shkëmbit si pasuesin e Ismet Munishit pasi e cilësojnë korçarin si trajnerin më të mirë aktualisht në Shqipëri dhe Kosovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK