Lajme
Ali Ahmeti: Shqiptarët në regjistrim nuk mund të jenë më pak se 25 për qind

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në intervistë për “TV Globi” theksoi se të gjithë ata që jetojnë këtu dhe kanë pronë do të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë.
Ahmeti thotë se institucionet do ta kryejnë punën e vet dhe të gjithë personat që jetojnë në shtet dhe jashtë shtetit do të përfshihen. Ai po ashtu sqaroi edhe si do të regjistrohet mërgata.
“Sa i përket regjistrimit kishte debat, duke përfshirë edhe debate publike. Kjo është çështje statistikore dhe s’është politike. Ky operacion duhet të përfundojë. Këtë e kërkojnë edhe institucionet ndërkombëtare relevante të KB-së dhe BE-së. Duhet të kemi statistikë të saktë për ekonominë e vendit, për pronën e vendit, për popullatën në vend dhe askush nuk do të përjashtohet”, tha Ahmeti.
Ahmeti shtoi se së pari do të regjistrohen qytetarët që jetojnë këtu dhe më pas ata që ndodhen jashtë përmes dokumenteve valide nga familjarët e tyre këtu ose përmes Entit Shtetëror për Statistika.
“Shqiptarët nuk mund të jenë më pak se 25 për qind, as sa ishte në vitin 2002”, tha mes tjerash Ahmeti.
.

-
EN3 days ago
“Më dukeni si vjehrra me nusen”/ Antonela debaton me djalin e ri në Për’puthen: As lesh në fytyrë nuk ke!
-
EN3 days ago
“Sa të fus këmbët”/ Djali i ri në Për’puthen mban emrin e veçantë dhe “vë në lëvizje” vajzat
-
EN3 days ago
“Abetarja” nxit debate/ Sara i kthehet ashpër Julit: Fol si burrë, jo si skuth
-
EN2 days ago
“Ndriçojnë nuset e mia sot”, Ledjana dhe Antonela nuk e pranojnë komentin e Mevlanit