Lajme
Aleksandar Dashtevski zgjidhet kryetar i ri i KSHZ-së, ja anëtarët tjerë të ri

Kuvendi para pak çastesh me 95 vota e ka zgjedhur përbërjen e re të KSHZ-së. Për kryetar është zgjedhur Aleksandar Dashtevski i cili është propozuar nga VMRO-DPMNE.
Nënkryetare u rizgjodh Ditmire Shehu nga BDI, ndërsa për herë të parë anëtarë do të ketë edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa të cilët do ti përfaqësoj juristi nga Struga Krenar Lloga.
Nga VMRO-DPMNE për anëtar është zgjedhur Boban Stojanoski, nga radhët e LSDM-së mandat të ri kanë marrë Boris Kondarko dhe Radica Risteska dhe Oliver Ristevski.
















