Connect with us

Lajme

Aksidenti me një viktimë dhe disa të lënduar në Elbasan, arrestohet 29 vjeçarja

Publikuar

Një 29 vjeçare me inicialet K.Sh është arrestuar nga policia e Elbasanit pas përfshirjes në aksidentin e mbrëmshëm ku humbi jetën një person dhe u plagosën disa të tjerë.

Sipas policisë K.SH drejtonte makinën tip “Volkswagen” dhe në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji u përplas me një mini-bus me drejtues A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndërroi jetë pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetën disa persona të cilët ishin pasagjerët të mini-busit, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

.