Connect with us

Lajme

Administrata e Biden pezullon shitjet e armëve në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite

Publikuar

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit bëjnë me dije se administrata e presidentit, Joe Biden, ka vendosur të pezullojë disa kontrata për shitjen e armatimeve për aleatët, me qëllimin për të kontrolluar mënyrën si janë arritur.

Kontrollet e këtij lloji janë tipike për një administratë të re, por administrata e Donald Trump raportohet se ka bërë marrëveshje të momenteve të fundit, duke përfshirë një për 50 avionë F-35 të prodhuar nga “Lockheed Martin” si një “mbështetje” për Marrëveshjet e Abrahamit, vetëm pak kohë përpara betimit të Biden.

Departamenti është duke ndalur përkohësisht zbatimin e disa transferimeve dhe shitjeve të armatimit nën Shitjet Ushtarake të Huaja dhe Shitjet Tregtare Direkte, për t’i lejuar udhëheqjes së ardhshme një mundësi për të rishikuar”, tha zyrtari.

Avionët F-35 janë një komponent kryesor i një akordi prej 23 miliardë dollarësh të armatimeve të teknologjisë së lartë të arritur nga General Atomics, Lockheed dhe Raytheon Technologies Corp me Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Arabia Saudite nënshkroi një marrëveshje për 7500 bomba me precizion me Raytheon.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, në konferencën e tij të parë për shtyp, shprehu mbështetje për Marrëveshjet Abraham që i dhanë njohje Izraelit nga disa vende.

Siç kemi thënë, ne mbështesim fuqishëm për marrëveshjet e Abrahamit. Ne mendojmë se normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët e tij nga Izraeli dhe vendet e tjera në rajon është një zhvillim shumë pozitiv. Ne shpresojmë që të ketë një mundësi për t’u mbështetur në to, në muajt dhe vitet përpara”, tha ai.

Por Blinken tha se donte një ”tablo të plotë” të çdo angazhimi që mund të ishte bërë, kur u pyet për shitjet e avionëve F-35 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe armët në Arabinë Saudite.

.

Lajme60 minutes ago

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

Maqedoni2 hours ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri3 hours ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme4 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni5 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni5 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri5 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme6 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme7 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni8 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota8 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme8 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

NA NDIQ NË FACEBOOK