Lajme
302 raste të reja, 10 viktima, 444 të shëruar në Maqedoni
MSH-ja, konform të shënave nga ISHP-ja, njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2.024 testime, kurse janë regjistruar 302 raste të reja me COVID-19.
Janë regjistruar 444 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 10 persona. 5 pacientë nga Shkupi (83,75,82,70 dhe 47vj) dhe nga 1 pacient nga Strumica (67vj), Struga (55vj), Prilepi (61vj), Ohri (85vj) dhe Gostivari (51vj).


















