Gjatë 24 orëve të fundit nga 918 testime të realizuara, 104 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona në Maqedoni.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 539 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 13 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.