Connect with us

Lajme

10 personazhet e reja që nuk duhet ti mungojnë listave të 25 Prillit

Publikuar

1-Alfred Muharremi.


Alfred Muharremi punonjes në sektorin bankar në bankën Credins, një i ri i cili vjen nga fshati SOS dhe me kontribut për shtresën nga e cila vjen për këtë arsye u kandidua dhe per cmimin nderkombëtar të SOS, vjen si kandidat i Partise Socialiste në këto zgjedhje për qarkun Tiranës.

2-Aulon Kalaja.

Aulon Kalaja anetar i Keshillit Kombetar te PD-se, është aktivist i  shoqërisë civile pjesmarrës dhe organizator në shumë protesta ,një nga aktivistet për mbrojtjen e Teatrit mund të jetë në listat e Partisë Demokratike.

3-Juela Hamati.

Juela Hamati presidentia e EDYN, aktiviste e Partise Demokratike dhe nje emer i forte i rinise demokrate. Juela eshte nje shembull per femrat e suksesshmeqe ka sjelle fryma e Bashes ne Partine Demokratike dhe mund te perfshihet ne listen e qarkut Tirane.

4-Arvit Bushati.

Arvit Bushati-kryetari i FRPD Shkodër dhe një aktivist i fuqishem i qytetit simbol të Partise Demokratike. I dalluar gjatë protestave të organizuara nga opozita në qershor të 2019 kundër zgjedhjeve lokale mund të jetë kanditat PD qarku Shkoder.

5-Xhuljan Guce.

Xhuljan Guce një nga udheheqesit e protestave studentote të vitit 2018. Gjatë këtyre viteve ka lobuar fort për rritjen e zërit studentor përmes këshillave studentor. Së fundmi fitues i senatit akademik në Universitetin e Tiranës. Xhuljan Guce është figura që mëshiron konservatorizmin e të djathtes, mund t jetë në listat e qarkut Korçë.

6-Leons Hasani.

Leons Hasani ish perfaqesues studentor në senatin akademik të  Universitetit Buqësor të Tiranës , prezantues në emisionin Your Story pedagog i jashtëm, nje kritik i politikave te rilindjes mund te përfshihet në listat e PD qarku Tiranë.

7-Iva Beharaj.

Iva Beharaj kandidate për FRESSH pjese e Këshillit Bashkiak ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale mund të jetë kandidate në listat e Partise Socialiste qarku  Fier.

8-Kristian Kina.

Kristian Kina-ish- Përfaqesues i studenteve në senatin akademik nga viti 2016 deri në vitin 2020, i angazhuar ne strukturat rinore të LRI dhe momentalisht pedagog në Fakultetin e Ekonomise Universiteti i Tiranës mund të përfshihet në listat e LSI qarku Fier.

9-Glindxhet Madhi.

This image has an empty alt attribute; its file name is FB_IMG_1609543423396.jpg
Glindxhet Madhi kryetari i FRESSH Tirane një djalosh me kontribut në strukturat rinore tê PS pjesë e keshillit bashkiak tirane pas zgjedhjeve të 2019 përflitet kandidat PS qarku Tiranë

10-Fiona Dani


Fiona Dani-e reja e Lëvizjes Socialiste për Integrim  Studente e Fakultetit të Drejtësisë kandidate n listat e LSI në vitin 2017 kordinatore për LRI për gjimnazet është një model për femrat e reja në politike dhe politikave që ka ndjekur LRI me të rinjtë kandidatë për qarkun Tiranë.

NA NDIQ NË FACEBOOK