Lajme
Zjarr në një banesë në Tiranë, vdes 50 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku ka rënë zjarr në një banesë dhe si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën P.C., rreth moshës 50 vjeç.
“Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç”.
“Shërbimet e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në një njoftim të policisë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
.




















