Connect with us

Shëndetësi

Zemaj mburret me punën gjashtëmujore (VIDEO)

Publikuar

Të shtunën e fundit të këtij fundviti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ia dedikoi punës së tij gjashtëmujore si menaxher i pandemisë.

Kështu Zemaj vetëm një minutë pushoi së foluri, dhe atë e bëri në hyrje të konferencës për t’i nderuar mantel-bardhët dhe qytetarët e tjerë që humbën betejën me COVID-19.

Pas kësaj, për më shumë se 90 minuta nuk u ndal në asnjë moment duke folur, madje as për të pirë pak ujë.

Siç duket kjo për shkak të vëllimit të prezantimit që bëri sa i përket punës përgjatë gjashtëmujorit të dytë të këtij viti si menaxher i pandemisë dhe i shëndetësisë.

Zemaj tha se shëndetësia duhet të trajtohet si prioritet nacional.

Në këtë raport pune u bënë të ditura edhe statistikat për moshën dhe gjininë e qytetarëve të prekur, ku burrat po del që janë prekur më shumë se sa gratë, 53% me 47%.

E prezantimin e gjithë kësaj e përmbylli me temën për sigurimin e vaksinës kundër  COVID-19, veç se nuk dha asnjë koment për ato doza të vaksinës që hynë të premten në veri të vendit.