Lajme
Vrau një fëmijë në Britani, shqiptarja lirohet nga akuzat për vrasje me paramendim

Një grua e cila kishte pranuar se ia kishte prerë fytin një shtatë vjeçareje në Parkun e Mbretëreshës në Bolton të Britanisë së Madhe, është liruar nga akuzat për vrasje.
The Indenpendent shkruan se autorja e krimit është Eltiona Skana, e cila është me prejardhje nga Shqipëria. Gruaja në fjalë është e prekur me skizofreni paranojake, transmeton Klan Kosova.
Akuza për vrasje ndaj Skanës u tërhoq të premten pasi prokurori i rastit Michael Brady QC tha se nuk kishte asnjë perspektivë reale të dënimit. Kjo pasi i dëgjoi provat që i kishte dorëzuar një psikiatër mjeko-ligjor që trajtonte Skanën në spitalin e sigurisë së lartë në Rampton.
Gjykatësi të martën do ta jap vendimin për dënimin e Skanës, shkruan The Indenpendent.
.



















