Connect with us

Lajme

Vendimet e fundit të Qeverisë, ja emërimet (Emrat)

Publikuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 30-të venodsi të vazhdojë me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të ndryshëm në institucionet e ndryshme që janë në kompetencë të Qeverisë.

Qeveria miratoi kufizimet e reja që do të vlejnë prej 18 dhjetorit deri më 20 janar të vitit 2021, duke kërkuar edhe anulimin e ngjarjeve për festat e fundvitit.

Në kuadër të kufizimeve, Qeveria sqaroi se vilat në këtë periudhë mund të jepen vetëm për persona nga e njëjta familje. Masat kufizuese që të zbatohen më së miri, Qeveria paralajmëroi inspektim të shtuar.

Në këtë seancë u shqyrtua edhe Informacioni për rolin e UNICEF-it në blerjen e vaksinave kundër Kovid-19 në përputhje me Memorandumin për bashkëpunim të vitit 2005.

Në lidhje me paditë e paraqitura në nëntë lëndë të Gjykata e Strasburgut, Qeveria refuzoi të arrijë marrëveshje me qytetarët që e kanë paditur shtetin.

Shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve në institucione të ndryshme vazhduan edhe në seancën e 30-të të Qeverisë:

Dragi Çavdarov anëtar i pavarur dhe jo-ekzekutiv në Këshillin e drejtorëve në Sh.A. për aktivitete energjetike “Resurset energjetike kombëtare”-Shkup.

Nikollçe Babovski pasi u shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë për mbështetje finanviare në bujqësi dhe zhvillim rural, u emëru ushtrues detyre drejtor në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, prej ku u shkarkua Zoran AtanasovNikica Baçovski u emërua në vend të Babovskit si u.d. drejtor.

Bojan Llazarevski u.d. drejtor në Agjencinë e filmit.

Esad Rahiq u shkarkua nga pozita u.d. drejtor në Burgun e Shkupit, për arsye se u emërua udhëheqës në Sh.T. Naftovod-Shkup. Filip Andov do të jetë u.d. drejtor në Burgun e Shkupit.

Menfi Iljazi u shkarkua nga pozita e drejtorit të Drejtorisë për afirmim dhe zhvillim të kulturës së komuniteteve, duke u emëruar si u.d. coordinator në Qendrën kombëtarë për koordinim për kalimet kufitare. Në pozitën që e kishte Iljazi, tani është emëruar Admir Ujkanoviq.

Fatmir Idrizi zv.drejtor në Komisionin për marrëdhënie me komunitetin dhe grupet fetare.

Zraon Gjorgjiev u shkarkua nga pozita e drejtorit të NP “Pyjet nacionale”-Shkup, ndërsa u propozua për u.d. drejtor Julijana Nikollova.

Faton Pollozhani u propozua për u.d. të zëvendësdrejtorit në NP Sistemi Kolektor.

Muhamed Curri u propozua për u.d. zëvendësdrejtor në NP Radiodifuzionin nacional.

Sanja Llukarevska u emërua drejtore në Drejtorinë për të ardhura publike (DAP).

Ilmi Selami zv.drejtor në Entin shtetëror të statistikave.

Jovan Despotovski drejtor në Drejtorinë për zonat e zhvilluara teknologjike industriale.

Jovica Stojanoviq drejtore në Burgun e Idrizovës.

-Marjan Spasovski drejtor në Drejtorinë për ekzekutimin e dënimeve.

Ardian Musliu drejtor në Inspektoratin shtetëror të arsimit.

Kosovë31 minutes ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë33 minutes ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme41 minutes ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme2 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri2 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë2 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme2 hours ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Kosovë2 hours ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

NA NDIQ NË FACEBOOK