Sport
Uzuni e Balaj gjejnë golin, fitojnë Ferencvarosi dhe Sturm Grazi


Dy sulmues të Kombëtares Shqiptare gjejnë rrjetën në skuadrat respektive në Europë. Kështu, Myrto Uzuni vulosi fitoren 1-3 të Ferencvarosit në fushën e Dyosgyorit. Për 25-vjeçarin beratas ishte goli i dytë në kampionat dhe i pesti në total me fanellën e Ferencvarosit.
Shënon edhe Bekim Balaj, i cilin luan në Austri me Sturm Grazin. Skuadra e shkodranit fitoi thellë në fushën e Austrisë së Vjenës, me Balajn që vulosi rezultatin 0-4 në minutën e tretë shtesë. Për 29-vjeçarin ishte goli i tretë sezonal, dy prej të cilëve i ka shënuar në kampionat dhe një në kupë.






















