Sport
Union Berlini ndal Bayernin, Leverkuseni mund të marrë kreun!


Bayern Munich ngeci në transfertën kryeqytetase ndaj Union Berlin duke i dhënë një asist Leipzigut që e barazoi në kuotën e 24 pikëve në krye të Bundesligas pas javës së 11-të por edhe Bayer Leverkusen që nëse fiton të dielën ndaj Hoffenheim do të ngjitet në krye të kampionatit gjerman. Goli i shpejtë i Promel pas vetëm 4 minutash lojë i dha zemër Union Berlinit për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Bayernit, që golin e barazimit e gjeti vetëm në minutën e 67-të me Robert Leëandoëskin. Skuadra e Hansi Flick kishte kohë mjaftueshëm për të shënuar edhe golin e fitores, por Union Berlin u mbrojt mirë dhe nuk ja doli.






















