Lajme
U arrestua për vrasjen e efektivit Xhulio Prela, zbulohet dëshmia e 21-vjeçarit: Ja ku kam qenë natën e ngjarjes

21 vjeçari i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela mohon që të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur, në orët e para të mëngjesit të datës 5 Dhjetor. Nikoll Sherrniku është shprehur para hetuesve në Policinë e Lezhës së ditën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë në banesën e tij, dhe jo në vendin ku pretendohet nga ana e bluve.
“Unë kam qenë në shtëpi, nuk kam lidhje me ngjarjen që më akuzoni”, mësohet të jetë shprehur i riu.
Efektivi Prela, ishte duke u kthyer për në banesën e tij, pasi kishte çuar një të afërm në Shkodër kur u konfliktua me dy persona që sipas Policisë ka ndodhur për shkaqe banale, si dritat e gjata të makinës.
Ai u qëllua me armë në makinë dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke gjetur vdekjen e menjëhershme në vend. Personi tjetër që është shpallur në kërkim për ngjarjen është identifikuar si Brilant Martinaj dhe dyshohet të jetë larguar nga vendi, por mbetet mister ku po qëndron në arrati. (E.K/Faxweb.al)




















