Connect with us

Uncategorized

Turqia përkeqëson marrëdhëniet mes Athinës dhe Berlinit

Publikuar

më

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias kritikon politikën e Turqisë të qeverisë gjermane para samitit të BE në Bruksel. Grekët ndjehen të lënë vetëm nga presidenca gjermane e BE në grindjen për gazin me Turqinë.

Nikos Dendias është politikani për detyra të veçanta. Në vitin 2004 ai papritur fitoi kandidaturën në Korfuz për partinë konservatore greke, “Nea demokratia”, në vendin që konsiderohet si bastion i PASOK-ut. Pak vite më vonë si ministër i Drejtësisë ai nxori para gjyqit partinë e Agimit të Artë. Nga viti 2017, juristi grek, i patundur në çështjen që ndjek, por i moderuar në ton, është ministër i Jashtëm. Këtë ton e pati edhe kritika e tij për Berlinin në intervistë me portalin e internetit, “Politico”, të shtunën e kaluar. Ai tha, se nuk mund ta kuptoj, që Gjermania nuk është e gatshme të vendosë një embargo të armëve ndaj Turqisë. Veprimi i qeverisë së Berlinit është “kontradiktor”, tha Dendias.

Prej muajsh Greqia dhe Turqia grinden për burimet në pjesën lindore të Detit Mesdhe, dhe të dyja shpresojnë për mbështetjen e Berlinit. Nën eskortën ushtarake, anije kërkimore turke janë herë pas here në veprim para ishujve grekë dhe në perëndim të Republikës së Qipros. Me mbështetjen e Francës dhe Austrisë, Athina kërkon sanksione kundër Turqisë. Gjermania duket më shumë e prirur të ruajë distancën dhe të ndërmjetësojë mes palëve. Në fund të tetorit, ministri i Jashtëm, Dendias kërkoi në një letër për ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ndalimin e eksportit të armatimeve për Turqinë, por deri tani pa sukses.

Politikanë të tjerë grekë e shprehin më hapur pakënaqësinë e tyre: Në fushën e politikës së jashtme, presidenca gjermane e BE ka dështuar tërësisht, kritikon Angelos Syrigos, deputet i konservatorëve qeverisës në intervistë televizive. Kurse gazeta konservatoro-liberale, „Kathimerini” publikoi opinionin e analistit të njohur, Kostas Iordanidis, i cili thekson, Turqia dëshiron ndërmjetësimin përmes kancelares, Angela Merkel me shpresën, se shkelja aktuale e së drejtës ndërkombëtare është një pikënisje e mirë për negociata të ardhshme.

Kurse analisti Jorgos Kapopoulos paralajmëron në gazetën me orientim të majtë, „Gazeta e redaktorëve” nga një politikë „appeasement” – të zbutur kundrejt Ankarasë. Kurse për politologun, Aleksandros Despotopolous është e qartë: „Gjermania e ka forcuar Turqinë. Ne përjetojmë këtë herë njëEuropë gjermane, jo një Gjermani europiane.”

Konstantionos Filis, drejtor kërkimor në Institutin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Athinë përpiqet të analizojë rrjedhën e ngjarjeve. „Në muajt e kaluar e pikërisht në presidencën gjermane të BE, Turqia përpiqet të zgjojë përshtypjen e të veçuarës. Gjermania, vendi më i fortë i Europës i ndihmon asaj në këtë pikë, ose nuk është në gjendje të ndalë politikën e saj agresive dhe të gjejë një zgjidhje europiane.” Filis thotë, se Gjermania si negociatore ka dështuar. Nuk ka çudi që zërat kritikë kundër Berlinit janë rritur.

Greqia nuk është vetëm

Samitin e dhjetorit (10./11.12) të BE, Jorgos Tzogopoulos, docent për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Trakisë e quan një fushë të minuar diplomatike. Edhe ai e krahason gjendjen aktuale të Athinës me atmosferën e rëndë gjatë kohës së krizës së borxheve. Por ka një dallim themelor sipas tij. “Ndryshe nga viti 2010, Greqia nuk është e vetme dhe izoluar. Shumë vende të tjera, në krye të të gjithave, Franca, kërkojnë po ashtu masa të ashpra kundër Turqisë.” Eksperti i politikës thotë për Deutsche Wellen, se nuk beson, se në samitin e BE do të vendosen sanksione kundër Turqisë. E mundshme është që të përmenden mundësi konkrete për sanksione, që të vendosen në një kohë tjetër. E rëndësishme është që BE të mos e ndërpresë lidhjen e komunikimit me Ankaranë.

Kompromisi nuk përjashtohet

Sipas ekspertit Tzogopoulos interesante është një mundësi tjetër ndërmjetësimi që mbështetet nga diplomacia gjermane- Një raund multilateral bisedimesh për Mesdheun lindor, ku Greqia, Qiproja, Turqia por edhe Izraeli, Egjipti dhe Libani të përfshihen në to. Më 30 nëntor anija turke kërkimore, “Oruc Reis” e përfundoi misionin e saj të kontestuar në Detin Mesdhe. Shenjë lodhjeje? Megjithatë përfundimi i misionit e bën të mundur uljen e tensioneve, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. Po për këtë nuk është i bindur, politologu Konstantinos Filis. “Këtë e përjetojmë gjithmonë. Para një samiti të BE për këtë temë, Turqia e kthen anijen në port, ditën tjetër pastaj e nxjerr sërish në Mesdhe”, ankohet Filis.

.

Shqipëri1 hour ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme2 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme5 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni6 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri6 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni7 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni7 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme7 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme7 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni8 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri8 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK