Connect with us

Lajme

Trump kërkon një aeroport me emrin e tij?

Publikuar

më

Gati për të fluturuar nga aeroporti ”Donald J. Trump” në kontenë Palm Beach? ”Po qarkullojnë njoftime se presidenti, i cili është vendosur të lërë detyrën më 20 janar, ka pyetur ndihmësit dhe këshilltarët se çfarë duhet bërë për të emërtuar një aeroport për nder të tij”, raportoi ”Daily Beast”.

Judd Deere, zëvendëssekretar i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, nuk do të konfirmojë për ”Miami Herald” nëse këto biseda janë zhvilluar.

“Ne nuk komentojmë bisedat private”, tha Deere. Por, meqenëse aeroporti ”Palm Beach International” është vetëm disa milje larg Mar-a-Lago ku Trump, bashkëshortja dhe djali i tij Barron pritet të jetojnë, duket aeroporti më i mundshëm që ai do të shikonte për një riemërtim në nder të tij, nëse kjo është ajo që ai dëshiron.

Nuk mund të përjashtohen as Aeroporti Ndërkombëtar i Miamit dhe ”Fort Lauderdale-Hollywood International”. Një zëdhënëse e ”Palm Beach International” i tha ”Sun-Sentinel” se ”aeroporti nuk ishte ofruar për një ndryshim të emrit”.

”Që një aeroport të marrë emrin e një presidenti një qeveri lokale duhet të jetë e gatshme të pranojë”, sipas ”The Points Guy”. Nëse Trump do të kishte një aeroport me emrin e tij, atëherë ai do të bashkohej me radhët e 10 ish-presidentëve me aeroporte të emërtuara nga të dy partitë kryesore.

Këta presidentë përfshijnë Abraham Lincoln (Ilinois), Theodore Roosevelt (Dakota e Veriut), Dwight Eisenhower (Kanzas), John F. Kennedy (Nju Jork), Gerald R. Ford (Miçigan), George Washington dhe Ronald Reagan dhe George HW Bush (Hjuston). Gjithashtu, në mars 2012, ”Adams Field” në Arkansas, u quajt ”Bill dhe Hillary Clinton Airoport”. Emrin e Jimmy Carter e ka një aeroport në Xhorxhia. Obama? Akoma jo.

.

Maqedoni34 minutes ago

Përmbysje në kulturë: Gjykata Kushtetuese shfuqizon Marrëveshjen Kolektive, pagat duhet të rregullohen deri më 1 prill!

Shqipëri1 hour ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme2 hours ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni3 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri4 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme5 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni6 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri6 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme8 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme8 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni8 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri9 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

NA NDIQ NË FACEBOOK