Connect with us

Sport

Trashi në “Zona Gol”: Penalltia e Muçit 50 me 50, Partizani mes tri vendeve te para

Publikuar

I ftuari veçantë i gazetarit Glend Tafaj, në emisionin “Zona Gol”, ishte ish-futbollisti i Partizanit, pjesë e Kombëtares Shqiptare, Lorenc Trashi. Aktualisht në radhët e skuadrës nga Kuvajti, Qadsia, 29-vjeçari komentoi derbin Tirana-Partizani, që u mbyll pa gola.

“Nuk mund të themi që ekipet nuk kanë cilësi. Partizani ka të njëjtën skuadër, pasi vetëm unë dhe Telushi jemi larguar. Tasti i penalltisë së padhënë ndaj Muçit? Duket sikur ka kontakt. Muçi u rrëzua në një mënyrë që nuk e bindi shumë arbitrin. Nuk ishte 100% 11-metërsh, mua më duket 50 me 50. Më habit fakti që arbtiri është afër. Kam përshtypjen që ai është i bindur për vendimin që ka marrë. Objektivi i Partizanit? Mendoj që do të jetë mes  tri vendeve të para.”

Karriera në Kuvajt: “Transferimi është komentuar shumë pasi mund të luaja në kampionat më të fortë. Po të analizojmë karrierën time, unë bëra një vit te Lushnja dhe 6 vite te Partizani. Kalova shumë vuajte e gëzime aty dhe arrita të dilja kampion, që ishte objektivi im. Pranova këtë ofertë që ishte e kënaqshme edhe për Partizanin, që shpenzoi shumë për mua. Unë tani jam 29-vjeç dhe nuk kam më kohë të mendoj për të qenë në një kampionat më të fortë se, pasi të lë futbollin, duhet të shikoj se çfarë kam arritur në karrierën time edhe nga ana ekonomike. Niveli i arbitrimit këtu nuk është si e prisja.”

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK