Connect with us

Sport

Tottenhami mposht Stoke dhe kap gjysmëfinalet e Kupës së Ligës

Publikuar

Tottenhami kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ligës. Skuadra e Jose Mourinhos fitoi 3-1 në fushë e Stoke, skuadër që militon në Championship, duke prerë një nga katër biletat e raundit të parafundit të këtij kompeticioni. Trajneri luzitan nuk rrezikoi sa i përket formacionit, duke zbritur në fushë me peshat e rënda, për të mos i lënë asnjë rastësisë.

Golin e parë të takimit e shënoi Gareth Bale në minutën e 22-të, por pjesa e dytë nisi keq për londinezët, që u ndëshkuan nga Thompson në të 53-tën. Gjithsesi, “Spurs”-at e vulosën kualifikimin me golat e Davies dhe Harry kane, të shënuar respektivisht në minutat 70’ dhe 81’.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK