Sport
Tjetër çmim individual për Ronaldon, shpallet “Golden Foot 2020”!


Tjetër çmim për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez u shpërblye me një trofe individual teksa u shpall “Golden Foot 2020”, çmim që jepet nga “World Champions Club” me qëndër në Monaco për lojtarët mbi 28-vjeç që kanë patur një karrierë të suksesshme. Ronaldo bëhet kështu portugezi i parë që fiton “Këmbën e Artë”, me luzitanin që pasi mori në duar çmimin nuk e fshehu gëzimin.
“Unë jam i nderuar të fitoj “Golden Foot” dhe të jem përkrah legjendave të këtij sporti në Monaco. Jam me të vërtetë i përulur dhe dua të falenderoj tifozët në të gjithë botën që kanë votuar për mua”, shkruan Ronaldo përkrah fotos me trofeun.
Kjo është hera e 18-të që jepet ky çmim dhe Cristiano bëhet lojtari i parë portugez që e fiton. Në votimin përfundimtar bomberi i “Zonjës së Vjetër” mposhti emra si Messi, Lewandowski, Chiellini, Neymar, Ramos, Aguero, Pique, Salah apo dhe Vidal.





















