Ndryshe
Time i vë kryqin 2020-ës: Viti më i keq

Botimi i ardhshëm i revistës së përjavshme amerikane TIME ka një kopertinë që duket se të gjithë gjejnë veten. Kopertina tregon vitin 2020, të cilit i është vënë një kryq i kuq me mbishkrimin “viti më i keq”. Ndërkohë, shenja “X” është simbolike sepse Time e ka përdorur atë në vetëm katër raste të tjera.
Vdekja e Adolf Hitlerit ishte e para. E dyta ishte për Saddam Hussein në 2003 në fillimin e luftës në Irak. I treti në 2006 kur SHBA vrau udhëheqësin e Al-Kaedës në Irak, Abu Mousab al-Zarqawi dhe vrasja e Osama bin Laden në 2011 ishte hera e fundit që u përdor kryqi i kuq.

.






















