Connect with us

Religjion

Thatësia e madhe në kohën e Musait (a.s.)

Publikuar

Në kohën e Musait (a.s.) ndodhi një thatësirë e madhe, bimët u thanë dhe
kafshët filluan të ngordhin prej etjes së madhe. Populli i Musait shkuan te
Musai (a.s.) dhe i thanë: O Musa lute Zotin të bjerë shi, pasi të mbjellat
na u thanë dhe bagëtia është duke ngordhur.

Musai (a.s.) e mblodhi popullin e tij dhe filluan ta lutnin Zotin. Mirëpo edhe
pas gjithë atyre lutjeve shiu nuk po binte, Musai (a.s.) iu drejtua Zotit dhe i
tha: O Zot pse nuk po lëshon shi pasi të gjithë po te lutemi?

Zoti ia ktheu: “O Musa nuk do të bjerë shi pasi në mesin e juaj është
një person i cili 40 vite më ka bërë gjynahe pa ju skuqur fytyra fare. Nuk do
ta lëshoj shiun derisa ai person të del nga mesi juaj.”

Atëherë Musai mblodhi popullin e tij dhe i tha: “Nuk do të bjerë
shi përderisa nuk largohet nga mesi jonë një person që i ka bërë gjynahe Zotit
40 vite pa ju skuqur fytyra fare”.

Personi që i kishte bërë gjynahe Zotit 40 vite shikoi njëherë në të djathtë
dhe njëherë në të majtë se mos është fjala për dikën tjetër, mirëpo kur pa që
nuk po del kush e kuptoi se ishte fjala për të. Në ato çaste të vështira filloi
të thotë në vete: “O Zot po të dal tani, do të dal i poshtëruar dhe
nëse nuk dal do të vdesim nga etja. O Zot unë në këto momente pendohem për
gjithë ato vite që i kamë kaluar në gjynahe, më fal dhe mi mbulo të metat o Zot.”

Në ato çaste filloi të bjerë shiu!!

Musai i habitur e pyeti Zotin: “O Zot si ka mundësi të lëshosh shiun
në një kohë kur personi në fjalë nuk u paraqit?”

“O Musa!” – i tha Allahu –“Robi im që veproi gjynahe për 40 vite, u pendua me
sinqeritetin më të madh,dheUnë ia pranova pendimin dhe ia fala mëkatet, prandaj
e lëshova shiun.”

Musai iu lut Zotit: “O Zot, të lutem më trego kush është ai njeri?”

Zoti i tha: “O Musa, ka 40 vite që ai më bënë gjynahe dhe Unë ia kam mbuluar, e tani që u pendua dhe i la gjynahet, a do ta zbuloj dhe ta poshtroj para njerëzve?!”

(FB – Sulejman Shaqiri)

Maqedoni9 minutes ago

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

Lajme15 minutes ago

BDI: Edhe pas më shumë se dy vitesh në pushtet, VLEN  përsërit refrenin e vjetër: “BDI i ka fajet”

Lajme30 minutes ago

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Lajme35 minutes ago

Qamili: Konfirmohet lista e parë për riemërtimin e rrugëve në Tetovë, propozohen emra të figurave shqiptare dhe maqedonase

Shqipëri38 minutes ago

“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri realizon ëndrrën e haraçinasve, nis ndërtimi i Qendrës Sportive

Lajme1 hour ago

Azizi shpreh ngushëllime në Ambasadën e Katarit në Shkup për ndarjen nga jeta të ish-Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Lajme2 hours ago

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Lajme2 hours ago

Inspektorati Shtetëror për Transport hyn në një fazë të re, BE-ja dhuron automjete dhe pajisje moderne

Maqedoni3 hours ago

Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së

Kosovë3 hours ago

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Maqedoni3 hours ago

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

NA NDIQ NË FACEBOOK