Connect with us

Lajme

Tërmet prej 4.8 ballësh në Shqipëri

Publikuar

Një tërmet prej 4.8 ballësh të Rihterit ka goditur Shqipërinë.

Kështu raporton Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive (EMSC).

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 17 kilometra në jugperëndim të Laçit dhe 27 kilometra në verilindje të Durrësit.

Tërmeti kishte thellësinë 5 kilometra.

Ende nuk është raportuar për dëme apo të lënduar.

Kanë kaluar pak më tepër se një vit, nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, i cili rezultoi tragjik për Shqipërinë.

51 kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar si pasojë e këtij tërmeti.

Shumë shtëpi dhe objekte banesore u dëmtuan ku shumë familje mbetën të pastrehë.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK