Connect with us

Lajme

Taravari: BE nuk është lavatriçe për politikanë të korruptuar që mbështesin Putinin (VIDEO)

Publikuar

Arben Taravari nga ASH akuzoi pushtetin se me mosmbështetje të vendimeve të BE-së për kufizime ndaj Rusisë bie në një linjë me Vuçiqin dhe Dodikun.

“Më 10 shtator 2020 dhe më 1 tetor 2020, Këshilli i BE vazhdoi dhe zgjeroi sanksionet kundër Rusisë, dhe Bujar Osmani si Ministri i ri i Punëve të Jashtme në kabinetin Zaev II, nuk është rreshtuar me vendet e BE. Bujar Osmani, i cili akuzon të tjerët se janë dora e zgajtur e Kremlinit, në fakt me sukses po zbaton politikën e jashtme pro-ruse të Dimitrovit, që kur e ka marrë detyrën.

Qytetarët meritojnë të dinë se si një qeveri që deklaron veten pro-Evropiane dhe një Ministër që pretendon se dielli i tij lind në Perëndim, nuk i përmbush detyrimet e një vendi kandidat për në BE, por preferon të rreshtohet me Rusinë?A është kjo për shkak se qeveria po mbron pasuritë e njerëzve të Putinit dhe lirinë e tyre të lëvizjes? Apo është për të mbrojtur interesat ekonomike ruse në Maqedoninë e Veriut? Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kërkon nga Bujar Osmani të përgjigjet në këto pyetje para qytetarëve dhe të harmonizojë menjëherë politikën e jashtme të vendit me atë të BE-së, për të gjitha çështjet ku kërkohet një gjë e tillë. BE nuk është lavatriçe për politikanë të korruptuar që mbështesin Putinin dhe agresionin Rus, ndërsa kërkojnë integrim në BE”, tha Taravari.

NA NDIQ NË FACEBOOK