Connect with us

Kosovë

Tahiri: Vuçiqi po provokon që të duket burrë i mirë e Kosovën ta paraqesë si dele të zezë para BE-së

Publikuar

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri thotë se Kosova nuk duhet të bijë në grackën e deklaratave të Aleksandër Vuçiqit se nuk do ta njeh Kosovën deri në vitin 2022. Numri dy i qeverisë së Kosovës, tha se Vuçiqi tenton të provokojë me këto deklarata që më pastaj me reagime Kosova të duket dele e zezë para BE’së e ai burrë i mirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë dje në një televizon serb se sa të jetë ai në krye të shtetit të Serbisë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës. Vuçiqi ka mandat si president deri në prill 2022. Por këto deklarata të Vuçiqit, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri po i vlerëson si provokative e që qeveria e Kosovës dhe institucionet nuk duhet të bijnë pre e tyre.

Deklarata e Vuçiqit nuk janë të reja, ajo që nuk duhet të bëjmë ne si Kosovë është të mos biem në grackën e deklaratave provokative me qëllim të reagimit tonë reaktiv karshi pozicionit tonë. Kosova është e pavarur dhe e njeh partneritetin strategjik me BE’në dhe ShBA’në si një partneritet të përjetshëm. Dialog i cili duhet të merr epilog dhe nuk duhet të jetë në versionin e takimeve dhe ngjarjeve që hynë në funksion të agjendës politike të Kosovës”, tha Tahiri.

Tahiri tha gjithashtu se Vuçiqi po provon ta paraqesë Kosovën në sytë e BE’së si një dele të zezë e vet të duket burrë i mirë.

Joserioziteti i tij karshi dialogut dhe partenritet me Bashkimin Evropian shihet edhe me këtë deklaratë sikurse që shihet edhe pozicioni autoritar i tij që lidhet me emrin e tij. Vuçiqi me këto deklarata dëshiron ta dobësojë pozicionin e Kosovës karshi BE’së pra të na provokojë reagime politike ku Kosova del delja e zezë e ai del burrë i mirë lideri i mirë proevropian. Ne nuk duhet të reagojmë, Kosova është e pavarur ai le të flet gjithë ditën”, u shpreh zëvendëskryeministri.

Tutje numri dy i qeverisë tha se ekzekutivi kosovar dialogun e sheh si rrugë një kahëshe dhe parimet mbesin të qarta për njohje reciproke.

Qeveria e Kosovës dialogun e sheh si një rrugë njëkahëshe po asnjë moment në funksion të agjendës politike të Vuçiqit për përfitime të tija politike në Serbi dhe për pozicionin shantazhues që e merr ndaj BE’së dhe vendeve tjera. Qëndrimi jonë është i palëkundur, parimet tona për dialog që janë vendos që lidhen me njohjen reciproke që lidhen drejtpërdrejt me fqinjësinë e mirë janë të panegociueshme sikur se partneriteti jonë me BE’në dhe ShBA’në është i vërtetë dhe nuk është sezonal dhe nuk ashtu siç e bën Vuçiq”, tha Tahiri.

Ndërkaq ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga radhët e AAK’së, Meliza Haradinaj-Stublla është treguar më e ashpër ndaj deklaratës së Vuçiqit. Sipas kryediplomates kosovare deklarata e tillë do të thotë se Serbia përjashton veten nga procesi i dialogut deri më 2022 dhe se ndërmjetësuesi i BE’së beson se normalizimi i plotë nuk do të thotë domosdosmërisht njohje reciproke.

Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive. Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE’ja deri më 2022 ose ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Media ka provuar ta kontaktojë Koordinatorin shtetëror për dialog, Skender Hysenin që ta pyes se si do të veprojë Kosova pas këtyre deklaratave dhe a do ta rishqyrtojë pozicionin e saj në bisedime por i njëjti nuk ka pranuar të flas. Skender Hyseni është emëruar Koordinator nacional për dialog nga kryeministri Hoti më 21 korrik 2020, ndërsa paga e tij është ekuivalente me atë të ministrit pra 1270 euro që i bie se deri më tani ai është paguar nga buxheti i shtetit 6350 euro.

.

Bota21 minutes ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota21 minutes ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni1 hour ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri2 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme2 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi3 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme3 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni4 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme4 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri4 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Kosovë5 hours ago

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

Religjion6 hours ago

E vërteta e njeriut përtej pasqyrës

NA NDIQ NË FACEBOOK