Connect with us

Lajme

Superaksion në një vilë në Shkup, arrestohen 29 persona me kokainë e marijuanë, mes tyre një biznesmen dhe DJ

Publikuar

Pas informacioneve paraprake si dhe me leje të Prokurorisë Publike, policia mbrëmjen e djeshme ka kryer kontrolle në një vikend-shtëpizë në Vollkovë të Shkupit.

Policia ka ndërpreri festën, dhe pas kontrolleve ka arrestuar pronarin e shtëpizës B.K. (24) si dhe 28 persona tjerë, në mesin e të cilëve edhe një Di xhej (DJ) 35-vjeçar nga Shkupi, transmeton Alsat.

Të arrestuarit do të përgjigjen për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Përveç kësaj, policia gjatë kontrollit ka gjetur materie pluhur tek 35-vjeçari nga Shkupi.

MPB informon se pas dokumentimit të rastit kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi konkrete.

NA NDIQ NË FACEBOOK