Ndryshe
Stresi në protestë: Unë jam Azem Hajdari i dytë, hajdeni ma bëni si Klodiani (VIDEO)

Reperi i njohur, Stresi ka qenë në protestën e organizuar në rrjetet sociale për asgjësimin e e të riut, Klodian Rasha nga ana e policisë.
Ai ka thënë se protesta është organizuar nga shokët e Klodianit. Stresi ka treguar se Klodianin e kishte njohur nëpërmjet shokëve të tij.
“E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë dikt atura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi”, tha Stresi.
“Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje.”
Stresi: Hajdeni në shesh, nuk mund ta lemë të na trajtojnë kështu. Ne jemi si në vitin 90’, protesta e të rinjve.
Video:

















