Lajme
Spartak Ngjela zbardh prapaskenat dhe ka një mesazh të fortë për Bashën dhe Kryemadhin

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar vrasjen e Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj. Ngjela deklaroi se forcat policore u përballën me një uragan primitiv.
Ai tha se opozita nuk mund ta marrë dot pushtetin me dhunë.
“Policia dy ditët e para ishte inaktive, e lënë pa mjete, në dorë të një uragani primitiv, me fëmijë, ku 40 përqind ishin romë. Janë në hall të madh dhe donin që të destabilizonin vendin. Sigurisht ka një viktimë dhe duhet respektuar familja. Këto ngjarje janë si hordhitë e 6 shkurtit, dikur ku nxorën adoleshentët të prishin xhami e kisha. Këta donin të vepronin njësoj si me hordhitë më 6 shkurt. Nuk merret pushteti me të tilla veprime. Nuk mund të krijosh destabilitet në një vend të NATO-s”, tha Ngjela për News24.
“Këta kanë frikë nga reforma antikorrupsioni. Policia u tregua shumë profesionale. Ministri nuk ka asgjë në dorë se është politik, gjithë forcën e ka drejtori i Policisë. Ligji aktual nuk i lejon ministrit të marrë në dijeni për investigimet e policisë. Nuk e njoh fare drejtorin e Policisë, por u tregua profesional”, deklaroi më tej Ngjela.
.


















