Lajme
Sopoti, a do të dëmshpërblehen edhe katër ish të dënuarit në arrati?!

Sot në Gjykatën Civile Themelore Shkup në ora 9 mbahet seanca gjyqësore edhe për katër ish të denuarit në arrati për rastin Sopoti.
Paditësit në këtë proces janë Selman Jahiji, Bashkim Ukshini, Afrim Ukshini dhe Musa Klaiqi. Vlera e dëmshpërblimit që ata kërkojnë është 48 milion denarë.
Dëmshpërblimi vjen pasi që më 19 mars të 2018-s, me vendim të Gjykatës, banorët e Sopotit u shpallën të pafajshëm dhe u liruan nga burgu.
















