Connect with us

Lajme

SKANDAL/ Ministrat e Gruevskit emërohen këshilltarë të Fatmir Bytyqit?

Publikuar

Një skandal i rradhës po ndodh në Qeverinë Zaev 2.

Zv kryeministri Fatmir Bytyqi, sonte në TV Telma, la të kuptohet se dy ish ministra të qeverisë Gruevski, ish zv kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish ministri i financave Kiril Minovski janë pjesë e ekipit të këshilltarëve “Për atdheun me dashuri”.

Zv kryeministri Bytyqi nuk e konfirmoi në mënyrë direkte këto emërime por vetëm tha se edhe ata dy e duan atdheun.

Mbetet të shihet në ditët në vijim arsyetimet e Qeverisë se përse dy ish ministra të Qeverisë së Nikolla Gruevksit po emërohen këshilltar ekonomik të zv kryeministrit Bytyqi./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK