Connect with us

Lajme

SKANDAL/ Ku shkuan miliardat e tenderit të Uniformave, Policia e Shtetit dhunon të miturit me simbolet e Turqisë

Publikuar

Sikur mos të mjaftonte dhuna e ushtruar ndaj të rinjve, gjatë shoqërimeve të tyre, për shkak se ishin pjesë e protestave, Policia e Shtetit është përfshirë në një tjetër skandal. Punonjës së saj janë shfaqur mbrëmjen e djeshme me uniforma turke, por edhe me mburoja të tilla, duke përbërë kështu një nga precedentet më të turpshme.

Nuk ka ende një shpjegim nga ana e drejtuesve të Policisë, sesi drejtues të shtetit dalin në rrugë me uniforma të tilla, dhe bëjnë arrestime në emër të kujt? Shtetit shqiptar jo me siguri.

Vetëm këtë verë Ministria e Brendshme hapi një tender super të diskutueshëm, për uniformat e Policisë, ku nga Buxheti i Shtetit dolën 2.8 miliardë lekë, që Policët të jenë të veshur mirë, ose të paktën të mos bëjnë arrestime në emër të Turqisë…/faxweb

NA NDIQ NË FACEBOOK