Connect with us

Lajme

Skandal i ri me fondet e rindërtimit – PD: 5 godina për banorë do të rrëmbehen nga qeveria i ri

Publikuar

5 nga 12 godina të prekura nga tërmeti, që priten të ndërtohen tek zona e “5 Majit” në Tiranë, do të kthehen në zyra luksi për qeverinë dhe bashkinë. Ky është denoncimi i radhës i Partisë Demokratike.

Zyrtarja Jorida Tabaku ka publikuar një dokument me firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që fakton pretendimin e PD-së.

Kjo skemë që vjedh paratë e taksapaguesve shqiptarë, sipas Tabakut, do t’i shërbejë veçse “pushtetarëve dhe qeveritarëve të paskrupuj”.

Deklarata e Jorida Tabakut:

Në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milionë euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti. Por nuk do të ndodhë aspak kështu, sepse fondet e rindërtimit, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për një qëllim tinëzar, i cili ushqen me luks pushtetarë dhe qeveritarë të paskrupuj.

Ne kemi faktuar më herët se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, do të zërë një nga godinat e reja në zonën e rindërtimit. Tatimet nuk janë institucioni i vetëm që do të uzurpojë hapësirën e re publike.

Në këtë zonë, që duhet t’u përkiste qytetarëve, qeveria po nxjerr jashtë banorët për t’i dhënë vetes luksin që me paratë që duhet të shkojnë në ndihmë të ndërtimit të banesave të qytetarëve të përfitojë ajo për luksin personal. Siç shihet në dokumentin me firmë të kryebetonierit të Tiranës, Erion Veliajt, nga 12 godina që ndërtohen me fondet e rindërtimit (pra nga taksat tona të rritura) 5 prej tyre do të rrëmbehen nga qeveria.

NA NDIQ NË FACEBOOK