Connect with us

Lajme

Shtrohet në spital anti-shqiptari Millorad Dodik

Publikuar

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, është shtruar në spital për shkak të simptomave, të cilat mjekët i përshkruan si mundim dhe dhimbje stomaku.

Qendra Klinike Universitare e Banja Llukës i tha Radios Evropa e Lirë se Dodik, 61-vjeçar u shtrua në spital më 21 dhjetor.

Duke përshkruar gjendjen e tij shëndetësore si “të qëndrueshme” dhe “jashtë rrezikut për jetën”, mjekët thanë se se një procedurë e hollësishme diagnostikuese ishte në proces.

Zyra e Dodikut, përmes një deklarate më 19 dhjetor tha se ai doli negativ në testin e virusit. Dodik, ishte në vetizolim pasi ka pasur kontakt me një person të infektuar me virus, tre ditë më parë.

Kujtojmë që Dodik është lobuesi më i madh për mosnjohjen e Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK