Connect with us

Lajme

Shtëpitë e shëndetit nisin përgatitjet për procesin e vaksinimit kundër Covid 19

Publikuar

Disa segmente kyçe për procesin e vaksinimit, ruajtja dhe distribuimi i vaksinave kundër Kovid-19, mënyra e aplikimit të saj, procesi i vaksinimit dhe si kjo do të caktohet përmes sistemit “Termini Im”, iu prezantuan dje drejtorëve të shtëpive të shëndetit nga i mbarë vendi në takimin me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe.

Drejtorëve të qendrave shëndetësore u është thënë që fillimi i vaksinimit nuk do të ul menjëher rrezikun nga Covid-19, as nuk pritet ulje e menjëhershme e presionit mbi qendrat shëndetësore.

Grupet me rrezik të lartë nga Covid 19 do të kenë prioritet, vaksinimi do të rekomandohet, por nuk do të jetë i detyrueshëm. Imunizimi për Covid-19 do të jetë falas për të gjithë qytetarët, informoi Ministria e Shëndetësisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK