Connect with us

Religjion

Shqisa e gjashtë – Furkani

Publikuar

më

Shkenca na mëson se njeriu ka pesë shqisa me të
cilat ndjenë, dallon dhe mëson për botën përreth tij. Këto shqisa mësohen në
klasat e ulëta të shkollës fillore. Edhe Kur’ani i përmend shqisat, kështu që
na paralajmëron se ne do të jemi përgjegjës për shikimin, dëgjimin, prekjen dhe
atë që shijojmë.

Përsosmëria e Kur’anit ndër të tjera qëndron në faktin se ai
përmend një koncept që ne me lehtësi sot mund ta emërtojmë,  shqisa e gjashtë. Në ajetin e 29-të të sures
El-Enfal, Allahu i Plotfuqishëm thotë:

“O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë
e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë.
Allahu zotëron mirësi të madhe.”

Çfarë është Furkani?

Furkan është një nga emrat e Kur’anit.
Nëse do të donim ta përkthenim këtë fjalë, mund të themi se Furkan është ajo që
ndan të vërtetën nga gënjeshtra, dritën nga errësira, ose të mirën nga e keqja.
Prej aty rrjedh emri Faruk siç e quanin halifin e tretë, Omerin, sepse ai me
veprimet e tij qartë e dallonte të mirën nga e keqja dhe të vërtetën nga
gënjeshtra.

Ajeti i sipërshënuar na garanton Furkanin, me kusht që t’i nënshtrohemi
Allahut. Me fjalë të tjera, besimtari i cili i nënshtrohet vetëm Atij, posedon
një dhuratë të veçantë, shqisën e gjashtë, sensorët special që quhen Furkan.
Kjo shqisë e gjashtë, përkitazi ato sensorë i ndihmojnë që gjithmonë, në çdo
vend dhe në çdo situatë qartë ta dallojë atë që është e drejtë, e mirë, e
dobishme nga ajo që nuk bënë dhe është gabim.

Sensorët e parkimit na lajmërojnë nëse i afrohemi mjaftueshëm trotuarit
apo automjetit tjetër. Sensorët në qendrat tregtare lajmërojnë nëse nisesh nga
dalja dhe artikulli paraprakisht nuk është regjistruar tek arka. Celulari na njofton
kur bateria të jetë nga fundi.

Për besimtarin, kështu funksionon Furkani në kuptimin shpirtëror.
Sapo t’i afroheni diçkaje që është e ndaluar, sapo ta kapërcejmë kufirin e së lejuarës
dhe posa të veprojmë në një mënyrë të papëlqyeshme, nëse sinqerisht i frikësohemi
Allahut, menjëherë do ta dimë se kemi gabuar. Ky është Furkani.

Shpesh herë diskutojmë për çështjen e mëkatit, apo për gjëra pyetemi
nëse është mëkat. Nëse jeni besimtar dhe nëse sinqerisht i frikësoheni nga
Allahu, do t’ua tregojë qartë se çfarë është mëkati. Kjo konfirmohet nga
hadithi: “Mëkati është ajo që të ngushton në gjoks dhe të cilën nuk do
të doje që njerëzit ta dinë”.

Ndaj nuk duhet të jeni gjeni për ta pasur shqisën e gjashtë.
Mbështetu tek Allahu dhe ji i bindur ndaj Tij në mënyrë që Ai të ta dhurojë Furkanin
me të cilin qartë do ta dallosh të drejtën nga e gabuara, qartë do t’i  lexosh mesazhet nga imoraliteti, tërmetet,
vrasjet, përmbytjet, sëmundjet e ndryshme dhe gjithçka tjetër që sheh por nuk e
kupton.

Përfundimisht, Furkani më i mirë është libri i Allahut – Kur’ani, ndërsa
ti e di më së miri se sa shoqërohesh me Kur’anin. Kaptinat dhe ajetet e tij
janë lundrimi më i mirë në këtë botë dhe vetëm ai lundrim mund të na shpie në
adresën e duhur.

Autor: Safet Pozder
Përktheu: Lutfi Muaremi

[[email protected]]

Maqedoni44 minutes ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme47 minutes ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri1 hour ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme2 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme2 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme3 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë3 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme3 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni4 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni4 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë4 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

NA NDIQ NË FACEBOOK