Lajme
Shqipëri, 11 të vdekur dhe 580 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetë 11 persona si pasojë e COVID-19 dhe janë prekur 580 persona,ndërsa janë shëruar 528 persona.
Numri i përgjithshëm i personave të prekur me COVID-19 atje është 52004 raste, numri i të shëruarve është 27 mijë e 426 pacientë dhe numri i të vdekurve është një mijë e 66 persona, transmeton Klan Kosova.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri thuhet se aktive me koronavirus atje janë 23 mijë e 512 raste.
.





















