Connect with us

Sport

Shkurtaj: Kina, botë tjetër, titullin në Shqipëri dua ta fitojë Kukësi

Publikuar

Vasil Shkurtaj, ish-silmuesi i Kukësit në Superiore, i ftuar nga gazetari Glend Tafaj në “Zona Gol”, zbuloi se ka patur një ofertë nga Vllaznia, por që nuk mund ta pranonte për faktin se kishte rënë dakord për të gjitha termat e kontratës me ekipin kinez Jiangxi Liansheng

“Pas Kukësit, kam pasur ofertë nga Vllaznia. Oferta ishte shumë e mirë, por kisha rënë dakord me ekipin kinez për gjithçka.”

Përvoja në Kinë: “Është diçka ndryshe, është botë tjetër, në fillim e kisha të vështirë. Gjeta një ambient shumë të këndshëm dhe kushtet janë shumë të mira. Kanë gjithçka që të bën të ndihesh profesionist”.

Interesi për Superioren: “Nuk i kam ndjekur shumë ndeshjet, kam parë vetëm disa. Vllaznia po luan shumë mirë. Kukësi ka shumë lojtarë të rinj, ndoshta kishte nevojë që të lidheshin lojtarët. Kjo duket se ka ndodhur tani, lojtarët lidhen më mirë dhe kanë më shumë vetëbësim. Sulmi më i mirë i kampionatit mund ta bëjë diferencën dhe ta fitojë kampionatin. Uroj që ta fitojë Kukësi, kam një lidhje shpirtërore me këtë ekip. Kam kaluar momente pozitive dhe negative.

Mbyllja e karrierës: Do të doja të ndodhte në Greqi, sepse aty kam familjen time. Edhe kur qëndrova në Shqipëri, familjen e kisha në Greqi. Kjo është arsyeja pse në fund të karrierës do të doja të luaja në Greqi. Luftërari? Më vjen keq për situatën ku ndodhet. Është ekipi i parë që më dha mundësinë të luaja në Shqipëri.