Sport
Shkupi nuk i ndahet Shkëndijës, barazojnë Renova e Struga!


Shkupi nuk i ndahet Shkëndijës dhe ruan vendin e dytë edhe pas javës së 15-të të ligës së parë të Maqedonisë së Veriut. Falë një tregolëshi të gambianit Darboe, skuadra shqiptare nga Çairi triumfoi 1-3 në transfertën ndaj Pelister duke u ngjitur në kuotën e 31 pikëve dy më pak se kuqezinjtë tetovarë. Barazuan dy skuadrat e tjera shqiptare Renova që u ndal në shtëpi nga Sileksi në një barazim pa gola si dhe Struga që po në shtëpi barazoi 1-1 ndaj Akademija Pandev.





















