Sport
Shkëndija merr fitoren e 3-të rresht dhe shkon në +4, Shkupi ndalet nga Vardari!

Shkëndija nuk fali as në javën e 16-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, por bëri detyrën ndaj Belasicas në Tetovë duke fituar pastër me rezultatin 2-0.
Fitorja e 3-të radhazi për skuadrën e Gjokës në kampionat, me Shkëndijën që u shkëput në krye duke e çuar në 6 pikë diferencën nga ndjekësja më e afërt që është Shkupi me skuadrën tjetër shqiptare që ngeci në një barazim 1-1 përballë Vardarit.
Golat për Shkëndijën nga një për çdo pjesë u realizuan nga mbrojtësi Egzon Bejtulai dhe sulmuesi kryesor Besart Ibraimi.
Një gol i të përhershmit gambianit Darboe që është kryegolashënues i kampionatit me 16 gola, 2 më shumë se Ibraimi, pak para fundit i evitoi humbjen Shkupit në derbin ndaj Vardarit që u mbyll në barazim 1-1.
Përsa i përket skuadrave të tjera shqiptare që luajnë në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut, në ndeshjet e raundit të 16-të, Struga barazoi 0-0 ndaj Sileksit në transfertë ndërkohë që Renova u mposht 3-1 në transfertë ndaj Rabotnickit./SS/




















