Sport
Shkëndija fiton në transfertën ndaj Borec dhe shkëputet në krye!


Java e 15-të në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut nisi me suksesin 0-2 të Shkëndijës në transfertën ndaj Borec. Kuqezinjtë tetovarë u shkëputën në krye të renditjes përkohësisht në +5 nga ndjekësja më e afërt që është Shkupi. Një fitore në një fushë të vështirë për skuadrën e Ernest Gjokës e cila zhbllokoi shifrat pas vetëm 25 minutash lojë me një penallti të kthyer në gol nga i përhershmi Besart Ibraimi. Për të vulosur suksesin dhe fitoren e 9-të të Shkëndijës në këtë sezon mendoi Lupçe Doriev që 6 minuta para fundit të kohës së rregullt, realizoi edhe golin e dytë për kuqezinjtë tetovarë. Mesjavën e ardhshme për raundin e 16-të, Shkëndija do të sfidojë Belasican.






















