Connect with us

Lajme

Shekulli 21, sturganët ende me mungesë uji, paralajmërohet padi ndaj komunës

Publikuar

Banorët e Strugës kërkojnë zgjidhje për problemin me mungesën e ujit të pijshëm. Në të kundërtën, kërcënojnë se do t’i aktivizojnë protestat, ndërkaq po përgatiten t’i padisin institucionet kompetente lokale.

Mund të ketë ankesa deri te autoritetet kompetente. Të gjitha opsionet janë të hapura, por ankesat do të japin fryte për ndëshkimin e përgjegjësve…”-tha Vasko Joleski-aktivist civil, OJQ Kaprikon.

Për shkak të rrjedhës së ulët të burimeve në Shum dhe Belicë e Epërme të cilat janë gjysmë të zbrazëta, në periudha të caktuara të ditës uji ka presion të ulët, ndërsa në mbrëmje nuk ka aspak. Më kritike situata është nëpër ndërtesa kurse ka probleme edhe në disa nga zonat rurale.

“Përshëndetje për Merkon. Është e papranueshme që një qytet, një qendër turistike, të ketë problem me ujin kur ne notojmë mbi ujë. Nëse nuk ke ujë, nuk ke turizëm, nuk ke asgjë… “

Përveç rezervuarëve të zbrazët, 30% e ujit në Strugë humbet për shkak të rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë. Nga ndërmarrja “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” thonë se po punojnë intensivisht për zgjidhjen e përhershme të problemit. Por opozita atje akuzon se problemi vjen nga vetë komuna.

Problemi kryesor këtu është ndërmarrja publike “Proakva”, komuna dhe mosfunksionimi i institucioneve. Fakti është që është bërë punë jo- ekonomike në këtë ndërmarrje publike për vite me radhë. Është shitur edhe ndërtesa e kësaj ndërmarrjeje, por nuk e dimë se ku përfunduan ato para… ”-tha Alen Dereban, Anëtar i Këshillit Komunal (VMRO-DPMNE).

Përndryshe, qeveria lokale është duke punuar në një projekt për të tërhequr ujë nga Liqeni i Ohrit afër fshatit Kalishtë, ku ka burime të pastra. Por, tani për tani, nuk jepet asnjë datë e saktë se kur do të realizohej projekti i tillë./Alsat/

Lajme20 minutes ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme54 minutes ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë59 minutes ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme59 minutes ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë2 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni2 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota2 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme3 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Lajme3 hours ago

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e zhdukjes së grupit të intelektualëve

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është konstatuar bakteria e re

Shqipëri5 hours ago

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

Lajme5 hours ago

Këshilltarët e AKI në Kumanovë: Standardet e dyfishta të Maksim Dimitrievskit

NA NDIQ NË FACEBOOK