Connect with us

Lajme

SHBA: Një paralajmërim Iranit me B-52

Publikuar

më

Bombardues strategjikë amerikanë fluturuan përtej Gjirit të mërkurën, për herë të dytë këtë muaj, në një veprim Uashingtoni e quan një shfaqje të forcës që synon të parandalojë Iranin nga sulmet ndaj objektivave amerikane ose shënjestrimi i aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Një oficer i lartë ushtarak amerikan tha se fluturimi i dy bombarduesve B-52 ishte një përgjigje ndaj sinjaleve që Irani mund të planifikonte sulme ndaj objektivave aleate të SHBA në Irakun fqinj ose diku tjetër në rajon në ditët e ardhshme, pavarësisht nga fakti që Joe Biden së shpejti duhet të marrë presidencën.

Oficeri nuk ishte i autorizuar të bënte deklarata në lidhje me inteligjencën e ndjeshme dhe foli me AP në kushte anonimiteti.

Ardhja e bombarduesve nga një bazë në Dakotën e Veriut, reflekton shkallën e shqetësimit në Uashington në javët e fundit të mandatit të Donald Trump, se Irani mund të kryejë një sulm hakmarrje për vrasjen e Gjeneralit Qassem Soleimani më 3 janar të këtij viti në Bagdad.

Nuk po kërkojmë konflikt

Në përgjigjen e parë ndaj vrasjes së Gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, të kryer nga një dron amerikan, Irani sulmoi bazën ushtarake në Irak me raketa balistike, gjatë së cilës rreth 100 ushtarë amerikanë pësuan vetëëm një tronditje.

Javën e kaluar, një grup shiit që gëzon mbështetjen e Iranit sulmoi ambasadën amerikane në Bagdad.

Nuk pati viktima, por Trump më pas i dërgoi një paralajmërim Iranit përmes Twitter-it.

“Një këshillë e miqësore për Iranin – nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendoni përsëri”, shkroi Trump më 23 dhjetor.

Duke njoftuar mbi fluturimin e bombarduesit, kreu i Komandës Qendrore Amerikane, Frank McKenzie, tha se ishte një “veprim mbrojtës”.

“Ne nuk jemi duke kërkuar për një konflikt, por askush nuk duhet të nënvlerësojë aftësinë tonë për të mbrojtur forcat tona ose të reagojë me vendosmëri në përgjigje të çdo sulmi,” tha ai.

.

Shqipëri1 hour ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme2 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme5 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni6 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri6 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni7 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni7 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme7 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme7 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni8 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri8 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK