Sport
Sfumohet pista Ngoo për Tiranën, anglezi firmos në Qipro!


Bie poshtë pista për rikthimin e Michael Ngoo te Tirana. Disa muaj pasi është larguar nga bardheblutë sulmuesi anglez ka arritur të gjejë një skuadër të re teksa është zyrtarizuar sëfundmi tek ekipi i Enosis Paraliminou, skuadër e elitës së futbollit qipriot. Shtatlarti britanik ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e tij të re teksa aktualisht Enosis Paraliminou pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 8 pikë dhe do të synojë të mbështetet te eksperienca dhe golat e Ngoo për të siguruar qëndrimin. Me kalimin e anglezit në Qipro, Tirana tashmë duhet të shikojë për ndonjë alternativë tjetër për të forcuar sulmin.






















