Connect with us

Sport

Schalke shkarkon sërish trajnerin, rikthen në stol një njohje të vjetër!

Publikuar

4 pikë në 12 ndeshjet e para dhe vendi i fundit në renditje kanë bërë që Schalke 04 të shkarkojë trajnerin e dytë për këtë sezon për shkak të krizës së rezultateve. Klubi gjerman ka njoftuar pak çaste më parë shkarkimin e trajnerit Manuel Baum për shkak të rezultateve të dobëta. Baum u emërua në krye të ekipit në muajin shtator, kur zëvendësoi David Wagner, por nuk ishte në gjendje të kthente formën jo të mirë që Schalke po tregon në këtë pjesë të parë të sezonit.

NA NDIQ NË FACEBOOK